Habit Shqipe Hysenaj: Kam gjashtë vite që nuk kam dalë me dikë dhe nuk kam pasur kontakt fizik

Në emisionin “Live from Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndarë disa rrëfime personale që kanë zgjuar interes të madh. Ajo foli hapur për periudhën e gjatë të vetmisë dhe mënyrën se si e sheh raportin me lidhjet sentimentale. “Kam më shumë se 6 vite që nuk kam pasur asnjë…

ShowBiz

29/09/2025 23:34

Në emisionin “Live from Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka ndarë disa rrëfime personale që kanë zgjuar interes të madh.

Ajo foli hapur për periudhën e gjatë të vetmisë dhe mënyrën se si e sheh raportin me lidhjet sentimentale.

“Kam më shumë se 6 vite që nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë kontakt fizik me asnjë mashkull”, u shpreh ish-konkurrentja.

Tregoi se njohjet e reja shpesh i përjeton me siklet dhe se nuk e ka të lehtë të krijojë lidhje.

Për të, më e rëndësishme është ndjenja shpirtërore sesa momentet fizike.

“Puthja nuk ka rëndësi, lidhja shpirtërore është mbi gjithçka”, theksoi ajo.

E pyetur më tej, ish-banorja shtoi me sinqeritet se edhe nëse do të kalonin 10 vite të tjera pa kontakt fizik, kjo nuk do të ishte problem për të.

@topalbania_radioHabit Shqipe Hysenaj: “Kam 6 vite pa më prekur një mashkull me dorë…”♬ original sound – Top Albania Radio

“Jam tip i komplikuar”, theksoi mes tjerash.

Deklaratat e saj u pritën me shumë reagime e i habitur ngeli edhe moderatori i këtij programi Ronaldo Sharka.