Skenarët e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës
Dita e fundit e shtatorit pritet të jetë vendimtare për Kuvendin e Kosovës. Të martën, përfundon afati që ka caktuar Gjykata Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe rreth procesit të konstituimit të këtij institucioni. Se çfarë vendimi pritet të marrë Kushtetuesja ende nuk dihet. Por profesori, Mazllum Baraliu thotë se për të, skenari më i…

Lajme
Dita e fundit e shtatorit pritet të jetë vendimtare për Kuvendin e Kosovës.
Të martën, përfundon afati që ka caktuar Gjykata Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe rreth procesit të konstituimit të këtij institucioni.
Se çfarë vendimi pritet të marrë Kushtetuesja ende nuk dihet.
Por profesori, Mazllum Baraliu thotë se për të, skenari më i mirë është ky.
“Të llogaritet i konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe të lejohet votimi i nënkryetarit serb në seanca të radhës”, është shprehur Baraliu.
Disa mundësi të tjera i përmend edhe hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku.
Megjithatë ai bën thirrje që të respektohet secili vendim dhe të zbatohet pa u komentuar.
Bugaqku tregon edhe kur fillon zbatimi i aktgjykimit dhe kur mund të thirret seanca e radhës e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 5 shtatori përmes së cilës ndaloi çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës si dhe çdo veprim për formimin e Qeverisë./teve1