Parandalohet kontrabandimi me pajisje mjekësore në Merdarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandimit të pajisjeve mjekësore të padeklaruara në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 04:50 të mëngjesit, kur në bagazhin e një automjeti janë gjetur tetë defibrilatorë të përdorur të markës Lifepak Medtronic, tre defibrilatorë të rinj të markës Physio-Control Lifepak…

Lajme
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandimit të pajisjeve mjekësore të padeklaruara në pikëkalimin kufitar të Merdarës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 04:50 të mëngjesit, kur në bagazhin e një automjeti janë gjetur tetë defibrilatorë të përdorur të markës Lifepak Medtronic, tre defibrilatorë të rinj të markës Physio-Control Lifepak CR dhe dy pako ndihme të parë.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara”, theksohet në komunikatë.