Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it në Malishevë, nuk ka të lënduar

Një vetaksident i veturës së KFOR-it, ka ndodhur në dalje të fshatit Ostrozub, drejtimi Malishevë-Rahovec. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. Ai ka thënë se në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. “Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet…

Lajme

29/09/2025 16:35

Një vetaksident i veturës së KFOR-it, ka ndodhur në dalje të fshatit Ostrozub, drejtimi Malishevë-Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer.

“Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë ai.