Albian Hajdari i bashkohet Kombëtares së Kosovës, Agim Ademi: Mirë se vjen, Albian, Kosova është më e fortë me ty
I pari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi i uroi mirëseardhje Albian Hajdarit. Ademi tha se Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Agim Ademi tha se Albian Hajdari mori vendimin e madh për t’iu bashkuar fanellës së dardanëve, transmeton lajmi.net. MIRË SE…

Sport
I pari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi i uroi mirëseardhje Albian Hajdarit.
Ademi tha se Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje.
Agim Ademi tha se Albian Hajdari mori vendimin e madh për t’iu bashkuar fanellës së dardanëve, transmeton lajmi.net.
MIRË SE VJEN, ALBIAN HAJDARI! 🇽🇰💙⚽️
Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.
Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.
Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.
Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.
Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty! 🙌🔥🇽🇰
#bashkëpërkosovën./Lajmi.net/