Mustafa: Kemi nevojë për politikë të pastër që ndërton raporte normale me popullin dhe miqtë, jo manovra

Ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se manovrat në politikë janë fundi i pashmangshëm. Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për politikë të pastër e cila ndërton raporte normale me popullin dhe miqtë tanë. “Manovrat në Politikë, Fundi i Pashmangshëm. Manovrat politike, edhe kur vishen me…

Lajme

29/09/2025 09:47

Ish-komandant i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se manovrat në politikë janë fundi i pashmangshëm.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për politikë të pastër e cila ndërton raporte normale me popullin dhe miqtë tanë.

“Manovrat në Politikë, Fundi i Pashmangshëm. Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë. Në kohën e sotme, ku çdo e pavërtetë zbulohet për sekonda, këto taktika jo vetëm që dështojnë më shpejt, por lënë edhe plagë më të mëdha: e prishin besimin mes qytetarëve dhe e dëmtojnë marrëdhënien me aleatët tanë. Ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të pa dobishme”, ka shkruar Mustafa.