Detaje nga aksidenti me fatalitet në Suharekë ku vdiq një 28 vjeçar – u lënduan katër persona, ndalohet shoferi i veturës

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë n Suharekë, ku si shkak humbi jetën një 28 vjeçar. Policia e Kosovës njoftoi se si shkak i aksidentit që ndodhi në mes një veturë dhe një autobusi, një mashkull ka ndërruar jetë ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur…

Lajme

29/09/2025 09:25

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë n Suharekë, ku si shkak humbi jetën një 28 vjeçar.

Policia e Kosovës njoftoi se si shkak i aksidentit që ndodhi në mes një veturë dhe një autobusi, një mashkull ka ndërruar jetë ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shirin e kundërt të rrugës duke e ndeshur frontalisht autobusin.

“Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK”, thuhet në njoftim.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion./Lajmi.net/