IKSHPK jep lajmin e mirë: Uji i pijshëm në Liqeni i Badocit vlerësohet i sigurt për konsum, ka rënë niveli i manganit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se uji i pijshëm në zonën e furnizimit PR03, që mbulohet nga Ujësjellësi i Badocit, është vlerësuar i sigurt për konsum nga qytetarët. Sipas monitorimeve të fundit dhe analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik…

Lajme

27/09/2025 17:02

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se uji i pijshëm në zonën e furnizimit PR03, që mbulohet nga Ujësjellësi i Badocit, është vlerësuar i sigurt për konsum nga qytetarët.

Sipas monitorimeve të fundit dhe analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, është vërejtur një ulje e dukshme e përqendrimeve të manganit në këtë zonë, transmeton lajmi.net.

Të dhënat tregojnë se përqendrimet më të larta të manganit kanë lëvizur nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, çka është brenda kufijve të lejuar sipas Udhëzimit Administrativ (UA) nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.

IKShPK ka konfirmuar se, bazuar në këto rezultate dhe në përputhje me standardet ligjore në fuqi, uji në zonën PR03 është i sigurt për pije.

Instituti bëri të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të monitoruar rregullisht cilësinë e ujit, duke siguruar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët./lajmi.net/