Krasniqi “selam” Kurtit: Pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je sovran!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për Kanal 10 ka folur rreth marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kritikuar Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për përkeqësimin e këtyre raporteve. Ai theksoi rëndësinë e SHBA-së për sovranitetin e vendit, duke deklaruar se pa mbështetjen…

Lajme

27/09/2025 16:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për Kanal 10 ka folur rreth marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kritikuar Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për përkeqësimin e këtyre raporteve.

Ai theksoi rëndësinë e SHBA-së për sovranitetin e vendit, duke deklaruar se pa mbështetjen amerikane nuk mund të flitet për sovranitet të plotë, madje as në nivel institucional, transmeton lajmi.net.

“Sovran pa Amerikën, as në zyre tënde nuk je. S’mundesh me qenë sovran pa Amerikën”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, një qasje e tillë ndaj SHBA-së nuk është shenjë servilizmi, por reflektim i realitetit politik dhe diplomatik – duke përmendur se edhe shtete të fuqishme si Franca dhe Gjermania veprojnë në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj SHBA-së, sidomos pas vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, ku kryeministri Kurti deklaroi se nuk ka pasur përkeqësim të raporteve, por vetëm mospërputhje qëndrimesh./lajmi.net/