Andre Slot konfirmon se Liverpooli ka paguar kontratën e plotë të Diogo Jotas familjes së tij
Kanë kaluar afër tre muaj që lkur ish-futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota pësi një aksident, ku fatkeqësisht vdiq së bashku me vëllaun e tij, Andre Silva. Ai kishte kontratë me ”The Reds” deri në vitin 2027, por që trajneri i Liverpulit ka konfirmuar se pronarët e klubit ”Fenway Sports Group”, e kanë shlyer të plotë…

Sport
Kanë kaluar afër tre muaj që lkur ish-futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota pësi një aksident, ku fatkeqësisht vdiq së bashku me vëllaun e tij, Andre Silva.
Ai kishte kontratë me ”The Reds” deri në vitin 2027, por që trajneri i Liverpulit ka konfirmuar se pronarët e klubit ”Fenway Sports Group”, e kanë shlyer të plotë kontratën e Diogo Jotës në favor të familjes së tij, pas vdekjes tragjike.
“Fatkeqësisht na u desh të sillnim një lojtar më shumë nga sa kishim planifikuar.
Prandaj shpenzimet tona ishin më të larta sesa ishte menduar. Dhimbja e qytetit… kjo është ajo që e bën për mua të veçantë të punoj në këtë klub. Të punosh në një klub ku ka sukses dhe parada, sigurisht që parada është më e madhe se kudo tjetër në botë. Por mënyra si u sollën tifozët pas asaj tragjedie… sa shumë lule, sa shumë memoriale. Më bëhet gati të emocionohem vetëm duke menduar. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët tanë.
Edhe lojtarët, mënyra si u sollën gjatë dhe përreth funeralit. Pastaj duhej të stërviteshim përsëri. Dhe ka momente kur mendoj: ‘Çfarë duhet të ndjejë gruaja dhe fëmijët e tij tani?’.
Sepse tingëllon aq e vështirë… jeta jonë vazhdon. Njerëzit presin që unë t’i përgatis gjithmonë. Dhe ndonjëherë ndjehet e vështirë, duke e ditur sa e rëndë është për familjen dhe për prindërit. Faza në të cilën ndodhen tani dhe që do t’i shoqërojë gjithë jetën e tyre.
Thashë se sa krenar ndihesha për reagimin e tifozëve, por edhe pronarët… Pronarët zakonisht kritikohen, ashtu si trajnerët, por mënyra si u sollën në këtë situatë, duke i paguar gruas dhe fëmijëve të tij të gjithë paratë e kontratës [është e lavdërueshme]. Ndoshta disa mendojnë se është normale, por në futboll nuk është.”, tha ai për Ally McCoist në një intervistë për TNT Sports.