Osmani fsheh takimin me Grenellin, i pranishëm edhe Gjuriqi (FOTO)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një takim në Nju-Jork me emisarin special të presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ku ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marco Gjuriq. Gjatë takimit, Osmani është fotografuar duke mbajtur shënime, e ulur pas përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një takim në Nju-Jork me emisarin special të presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ku ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marco Gjuriq.
Gjatë takimit, Osmani është fotografuar duke mbajtur shënime, e ulur pas përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton lajmi.net.
Për dallim nga takimet e tjera gjatë vizitës së saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ka informuar publikun rregullisht, presidentja Osmani nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë takim dhe ka mbajtur të fshehtë ekzistencën e fotografisë.
Gazeta Nacionale ka siguruar dhe publikuar fotografinë e këtij takimi, duke zbuluar kështu një pjesë të papritur të angazhimeve të presidentes gjatë vizitës në Nju-Jork./lajmi.net/