“Doja ta hiqja djalin”, Adrola Dushi rrëfen vështirësitë e jetës
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka bërë një rrëfim prekës rreth djalit të saj dhe jetës në përgjithësi. Në podkastin me Orinda Hutën, ajo zbuloi se fillimisht kishte vendosur ta abortonte fëmijën e saj, për shkak të moshës së re që kishte. “Doja ta hiqja, nuk isha gati, bëra gjithçka gati, shkova në spital.…

ShowBiz
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka bërë një rrëfim prekës rreth djalit të saj dhe jetës në përgjithësi.
Në podkastin me Orinda Hutën, ajo zbuloi se fillimisht kishte vendosur ta abortonte fëmijën e saj, për shkak të moshës së re që kishte.
“Doja ta hiqja, nuk isha gati, bëra gjithçka gati, shkova në spital. Por kur u ula, u çova, thash nuk mund ta vrasë fëmijën tim”, tha modelja.
Më tej, ajo tregoi se kishte ndihmën e nënës së saj dhe kunatës të cilat i qëndruan pranë në momentet më të vështira, dhe në ditët e para me fëmijën e saj.
