Vazhdojnë takimet e “fuqishme” të presidentes Osmani – takohet me homologun nga Senegali: Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në kuadër të vizitës së saj në New York, ku po merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se në takim është diskutuar…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, në kuadër të vizitës së saj në New York, ku po merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se në takim është diskutuar mundësia e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha strategjike, transmeton lajmi.net.
“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në New York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike,” shkroi Presidentja Osmani.
Ajo e cilësoi partneritetin me Senegalin si një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm, duke shtuar se ky raport do të vazhdojë të forcohet edhe më tej./lajmi.net/