“Jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, Spiropali e Gërvalla në një ‘takim miqësor pune’ në New York

Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar për “një takim miqësor pune” me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Spiropali nisi punën e saj sot me një kostum të zi, ndërsa Gërvalla mbante një fustan të kuq. Kombinimin e këtyre dy ngjyrave…

Lajme

26/09/2025 10:04

Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar për “një takim miqësor pune” me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, në New York ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Spiropali nisi punën e saj sot me një kostum të zi, ndërsa Gërvalla mbante një fustan të kuq. Kombinimin e këtyre dy ngjyrave e vuri në pah Spiropali në një postim në Facebook.

“Takim miqësor pune me Donika Gërvalla, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, shkroi ajo.