Hamiti: Dikush duhet të punojë për heqjen e sanksioneve të BE-së, Qeveria Kurti nuk mund ta bëjë këtë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se dikush duhet të punojë për heqjen e saksoneve të BE-së ndaj Kosovës. Ai ka treguar se një gjë të tillë nuk mund ta bëj qeveria e VV-së.   Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se pasojat e këtyre sanksioneve po…

Lajme

26/09/2025 10:03

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se dikush duhet të punojë për heqjen e saksoneve të BE-së ndaj Kosovës.

Ai ka treguar se një gjë të tillë nuk mund ta bëj qeveria e VV-së.

 

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se pasojat e këtyre sanksioneve po i vuajnë qytetarët, jo udhëheqësit e Kosovës.

“Vendi më pro-evropian në Evropë nën sanksione të BE-së prej vitit 2023 për shkak të politikave të Albin Kurtit. Pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës, jo udhëheqësit e tyre. Dikush duhet të punojë për heqjen e sanksioneve para se Kosova t’i rikthehet rrugës së integrimeve euro-atltantike. Qeveria e Vetëvendosjes nuk mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Hamiti.