KGJK për raportin e ‘Gallup’: Arritje e jashtëzakonshme për vendin
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka mirëpritur dhe thotë se e vlerëson lartë publikimin e raportit të fundit të institutit Gallup “Global Safety Report 2025”, ku Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit. Sipas KGJK-së, ky vlerësim ndërkombëtar përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme…

Lajme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka mirëpritur dhe thotë se e vlerëson lartë publikimin e raportit të fundit të institutit Gallup “Global Safety Report 2025”, ku Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit.
Sipas KGJK-së, ky vlerësim ndërkombëtar përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për vendin dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve, në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që mbështetet mbi parimet e pavarësisë, efikasitetit dhe transparencës.
KGJK-ja thotë se rezultati është mbresëlënës, ku nga 100 pikë Kosova ka marrë 94.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mirëpret dhe vlerëson lartë publikimin e raportit të fundit të Gallup Global Safety Report 2025, ku Kosova është renditur e para në Evropë dhe e treta në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, me një rezultat mbresëlënës prej 94 pikësh nga 100. Ky vlerësim ndërkombëtar përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve, në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që mbështetet mbi parimet e pavarësisë, efikasitetit dhe transparencës”, thotë KGJK-ja.
Indeksi i organizatës amerikane Gallup mat perceptimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e tyre personale, besimin që kanë te policia dhe gjasat për të qenë viktimë e krimeve të dhunshme ose vjedhjeve. Pikërisht në këta tregues, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shumicën e vendeve të Evropës dhe botës.
Krerë institucional e quajtën këtë si tregues se qytetarët e Kosovës po e gëzojnë njërën prej të drejtave më të rëndësishme, sigurinë.