Gjykata cakton 1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se i ndihmoi anëtarët e familjes Gërbeshi nën dyshimin për detyrim

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Rr.M., i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Detyrimi”. Sipas njoftimit zyrtar, masa e paraburgimit është vendosur me aktvendim të datës 24 shtator 2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria…

Lajme

25/09/2025 15:30

Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Rr.M., i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Detyrimi”.

Sipas njoftimit zyrtar, masa e paraburgimit është vendosur me aktvendim të datës 24 shtator 2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, raporton lajmi.net

“Të pandehurit Rr.M. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet nga data 22.09.2025 dhe do të zgjasë deri më 22.10.2025,” thuhet në vendimin e gjyqtarit për Lajmi.net.

Bazuar në aktakuzën paraprake, ekziston dyshimi i bazuar se Rr.M. ka ofruar ndihmë në kryerjen e veprës penale “Detyrimi”, në bashkëkryerje me persona të tjerë, përkatësisht me anëtarë të tjerë të dyshuar të përfshirë në rast.

Veprat penale për të cilat po hetohet i pandehuri janë të parashikuara në nenin 328 paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1, nenin 33 dhe nenin 77 paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Rr.M., ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për rastin e “detyrimit” të zhvilluar më 21.09.2025 në Vushtrri ndaj katër anëtarëve të familjes Gërbeshi.

“Personi i dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë” – thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Mitrovicës të datës 23 shatator./Lajmi.net/