Erion Veliaj ndjek “live” nga qelia Ramën duke e shkarkuar?
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, pritet që edhe sot Këshilli i Ministrave të miratojë zyrtarisht largimin e tij nga detyra. Gjatë ditës së djeshme, Rama zhvilloi një sërë takimesh. Në mesditë, i shoqëruar nga kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu,…

Lajme
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili nën urdhrin e kryeministrit Edi Rama votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, pritet që edhe sot Këshilli i Ministrave të miratojë zyrtarisht largimin e tij nga detyra.
Gjatë ditës së djeshme, Rama zhvilloi një sërë takimesh. Në mesditë, i shoqëruar nga kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu, priti në Kryeministri nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Anuela Ristanin.
Më vonë, në selinë e PS-së, ai mblodhi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e kryeqytetit, ku mbajti një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt për mediat.
Mbetet e paqartë nëse Veliaj e ka ndjekur personalisht nga qelia, duke pasur akses në telefon, apo nëse dikush tjetër, të cilit ia ka besuar menaxhimin e rrjeteve, ka qenë ai që po ndiqte fjalën e Ramës në emrin e tij.