“Me telefon në trotinet dhe në mes të rrugës” – Qytetarja rrezikon veten dhe të tjerët në komunikacion në Prishtinë
Një vajzë shihet duke lëvizur me trotinet në mes të rrugës për automjete në Prishtinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët në komunikacion, sikur të mos mjaftonte kjo ajo dukej se po fliste në telefon, gjë që nuk lejohet kur je në ngasje. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku është…

Lajme
Një vajzë shihet duke lëvizur me trotinet në mes të rrugës për automjete në Prishtinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët në komunikacion, sikur të mos mjaftonte kjo ajo dukej se po fliste në telefon, gjë që nuk lejohet kur je në ngasje.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku është i vendosur edhe kufizimi i shpejtësisë prej 40 km/h, raporton lajmi.net
Rregullat për përdorimin e trotineteve elektrikë janë të qarta dhe të specifikuara që të vozitet me mjete mbrojtëse dhe në rrugët adekuate për ta./Lajmi.net/