KRU Prishtina: Do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit në disa fshatra dhe lagje të Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona. Sipas KRU Prishtinës, ujë nuk do të ketë në…

Lajme

25/09/2025 12:12

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.

Sipas KRU Prishtinës, ujë nuk do të ketë në disa fshatra të Fushë Kosovës dhe pjesa e lagjes 028, 029.

“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, ka njoftuar KRU Prishtina. /Lajmi.net/