Memli Krasniqi: Transformimi i Ferizajt e mban vulën e Agim Aliut, më 12 tetor festojmë fitoren
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në një tubim madhështor në Ferizaj në mbështetje kryetarit të kësaj komune Agim Aliu për mandatin e radhës në krye të Ferizajt. Krasniqi është shprehur se Aliu është njeriu që ka bërë transformimin më të madh të një komune në Kosovës. “Ky…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në një tubim madhështor në Ferizaj në mbështetje kryetarit të kësaj komune Agim Aliu për mandatin e radhës në krye të Ferizajt.
Krasniqi është shprehur se Aliu është njeriu që ka bërë transformimin më të madh të një komune në Kosovës.
“Ky ritëm i zhvillimit transformativ, ky sukses i jashtëzakonshëm, ky shkëlqim i Ferizajt e mban vulën e Agim Aliut dhe ekipit të tij të jashtëzakonshëm. Ju ftoj që më 12 tetor, të gjithë bashkë të votoni numrin 191, të votoni Agim Aliun, PDK-në dhe vërtetë ta festojmë këtë fitore, si fitoren flamurtare të fitores së madhe të PDK-së në zgjedhjet komunale”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve nuk do të ishte i mundur realizimi i projekteve transformuese për këtë komunë.
“Falë besimit tuaj, falë mbështetjes tuaj, ne i kemi bërë këto punë dhe para jush me përgjegjësinë më të lartë po e prezantojmë këtë program për Ferizajn e gjeneratës tjetër, për pandalshmërinë e punës tonë, por mbi të gjitha për Ferizajn, qytetin tonë, krenarinë tonë”, ka shtuar Aliu.