Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol
Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, që u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë, Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të…

Lajme
Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, që u mbajt në selinë e Europol-it në Hagë,
Konventa e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian, ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare dhe partnere për të diskutuar sfidat e reja të sigurisë dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në qendër të diskutimeve ishin temat që lidhen kryesisht me:
krimin e organizuar ndërkombëtar,luftën kundër trafikimit të narkotikëve, pastrimin e parave, keqpërdorimin e shërbimeve financiare digjitale, si dhe format e reja të krimit financiar.
“Gjatë punimeve të Konventës, delegacioni i Policisë së Kosovës zhvilloi një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të lartë të policive partnere dhe institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare. Në këto takime u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë rajonale dhe globale, format inovative të bashkëpunimit policor, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira që synojnë forcimin e profesionalizmit dhe kapaciteteve të organizatave policore. Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në këtë konventë është një dëshmi e qartë e angazhimit të saj për të avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të përmirësuar aftësitë dhe kapacitetet për të përballuar sfidat e sigurisë që po evoluojnë në nivel global”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Delegacioni i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Europol