​Sonte ndizen dritat e “Fadil Vokrrit” për derbin e Superligës

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sonte me një spektakël të veçantë. Në kuadër të javës së gjashtë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë skena ku Prishtina dhe Prishtina e Re përballen në një derbi lokal që premton emocion dhe rivalitet të madh. Prishtina, e cila pas pesë xhirove udhëheq renditjen me 10 pikë, synon…

Sport

25/09/2025 09:06

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sonte me një spektakël të veçantë. Në kuadër të javës së gjashtë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë skena ku Prishtina dhe Prishtina e Re përballen në një derbi lokal që premton emocion dhe rivalitet të madh.

Prishtina, e cila pas pesë xhirove udhëheq renditjen me 10 pikë, synon të ruajë kreun dhe të vazhdojë formën pozitive. Nga ana tjetër, Prishtina e Re, e renditur në pozitën e gjashtë me 6 pikë, kërkon surprizën dhe një rezultat që do t’i jepte peshë të madhe këtij dueli brenda kryeqytetit.

Me dritat e stadiumit të ndezura dhe atmosferën që pritet të jetë elektrizuese, ky derbi vjen si një nga ndeshjet më të veçanta të edicionit, duke tërhequr vëmendjen e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar.