Mosnjohja nga Maroku dhe Tunizia, Rashiti: Mungesë lobimi nga diplomacia e Kosovës
Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka kritikuar diplomacinë kosovare në raport me shtetet e Magrebit. Ai ka bërë me dije se mosnjohja e Kosovës nga Maroku dhe Tunizia mbetet një mister. Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se kjo tregon për mungesë lobimi nga diplomacia kosovare prej këtyre shteteve. “Ka…

Lajme
Korab Rashiti, deputet në kantonin e Bernit, ka kritikuar diplomacinë kosovare në raport me shtetet e Magrebit.
Ai ka bërë me dije se mosnjohja e Kosovës nga Maroku dhe Tunizia mbetet një mister.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se kjo tregon për mungesë lobimi nga diplomacia kosovare prej këtyre shteteve.
“Ka 3 shtete të Magrebit që nuk e njohin Kosovën: Maroku, Algjeria dhe Tunizia! Që Algjeria nuk e njeh Kosovën është e kuptueshme, pasi gjithmonë ka qenë e rreshtuar me Moskën. Por fakti që Maroku dhe Tunizia nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës mbetet një mister, por njëkohësisht tregon edhe mungesë lobimi nga diplomacia e Kosovës, sidomos ndaj Casablancës”, ka shkruar Rashhiti.