Detaje nga incidenti tek Komuna e Prishtinës, tre persona shoqërohen në polici
Një incident u raportua të ketë ndodhur sot te Komuna e Prishtinës, ku kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe të çelçit. Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet. Në lidhje me këtë rast zëdhënësi…

Lajme
Një incident u raportua të ketë ndodhur sot te Komuna e Prishtinës, ku kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe të çelçit.
Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.
Në lidhje me këtë rast zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për lajmi.net se rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast”,thuhet në përgjigjen e policisë.
Po ashtu u tha se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.
Ndryshe Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./Lajmi.net/