Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës goditet me shishe të çelqit, asamblisti i LDK-së shoqërohet në polici

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina gjatë seancës që është mbajtur në komunë në tentin për votimin e buxhetit 2026, është sulmuar me shishe të çelçit. Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk…

Lajme

24/09/2025 13:42

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina gjatë seancës që është mbajtur në komunë në tentin për votimin e buxhetit 2026, është sulmuar me shishe të çelçit.

Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.

Asamblisti i LDK-së, Sami Salihu është shoqëruar në stacion policor, ndërsa Kupina merr ndihmën mjekësore në autoambulancë në oborrin e komunës.

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës.