Aksident në qendër të Mitrovicës, vetura godet një këmbësor
Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësore. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Në rrugën “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/