Vuçiq takohet me Rubion, i flet për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar në Nju-Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Siç njoftoi Vuçiq, me zyrtarin amerikan kanë folur rreth forcimit të dialogut në mes dyja vendeve, përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe sidave të përbashkëta të sigurisë. “Fokusi i bisedës ishte në ekonomi dhe tregti, veçanërisht kur bëhej fjalë për adresimin…

Lajme

24/09/2025 09:51

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar në Nju-Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Siç njoftoi Vuçiq, me zyrtarin amerikan kanë folur rreth forcimit të dialogut në mes dyja vendeve, përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe sidave të përbashkëta të sigurisë.

“Fokusi i bisedës ishte në ekonomi dhe tregti, veçanërisht kur bëhej fjalë për adresimin e çështjeve të tarifave të SHBA-së. Gjithashtu shqyrtuam mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”.

Vuçiq tha se i ka shprehur mirënjohjen për kontributin e SHBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e SHBA-së në udhëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, i cili përfaqëson një nga qëllimet strategjike të vendit tone”./Lajmi.net/