Pushojnë hetimet për dy zyrtarët policorë të suspenduar për spiunazh
Avokati Naim Rudari, ka njoftuar se ka pushuar hetimi për dy zyrtarët policorë, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, të cilat u suspenduan nën dyshimin për spiunazh. Rudari ka thënë se që në shikimin e parë dihej që nuk kishte asnjë indicje për veprime të tilla, e as për dyshim për veprime të tilla, shkruan lajmi.net.…

Lajme
Avokati Naim Rudari, ka njoftuar se ka pushuar hetimi për dy zyrtarët policorë, Lumnije Behluli dhe Agim Vitija, të cilat u suspenduan nën dyshimin për spiunazh.
Rudari ka thënë se që në shikimin e parë dihej që nuk kishte asnjë indicje për veprime të tilla, e as për dyshim për veprime të tilla, shkruan lajmi.net.
“Shteti e pushteti duhet kërkuar falje të sinqertë për dy zyrtarët policor Lumnije Behluli dhe Agim Vitija si dhe për familjet e tyre që i shqetësuan në këtë masë duke i dëmtuar pa të drejtë e pa arsye e po ashtu duhet njoftuar mbarë opinionin publik me pastërtinë e dy zyrtarëve policor. Duhet kujdes i lartë në përcaktime e etiketime sidomos nga shteti!!!”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Në lidhje me suspendimin e tyre, është raportuar edhe në media.
Gazeta Sinjali pati raportuar se të dy zyrtarët janë pezulluar më 2 shtator, pas nisjes së një hetimi të brendshëm që lidhet me shkelje të rënda të sigurisë dhe besueshmërisë institucionale.
Ishte raportuar se hetimet po zhvilloheshin në fshehtësi të plotë, me qëllim të verifikimit të dyshimeve se veprimtaria e tyre mund të ketë cenuar hetime tepër sensitive të Policisë së Kosovës, përfshirë ato që lidhen me krimet e luftës.