Duncan tregon se çfarë ndodhi gjatë 13 orëve negociata: Pala kosovare tha se duhej të negocionte Thaçi dhe jo Çeku

John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur, edhe për largimin e forcave serbe më 21 qershor të cilat i konfirmoi. Pjesë kyçe e pyetje nga ana e gjykatësit ishte edhe se a ishte konsultuar edhe me dikë tjetër Agim Çeku, përveç Hashim Thaçit, gjë për të cilën Duncan tha “jo”. Tutje dëshmitari ka…

Lajme

23/09/2025 16:10

John Stewart Duncan gjatë dëshmisë së tij ka folur, edhe për largimin e forcave serbe më 21 qershor të cilat i konfirmoi.

Pjesë kyçe e pyetje nga ana e gjykatësit ishte edhe se a ishte konsultuar edhe me dikë tjetër Agim Çeku, përveç Hashim Thaçit, gjë për të cilën Duncan tha “jo”.

Tutje dëshmitari ka folur edhe për takime në selinë e UÇK-së, ku pjesëmarrës kishte qenë edhe Thaçi.

Duncan: Pala kosovare e ftoi nuk thamë ne se e donim pranin e z. Thaçit, ne e kishim organizuar që të takoheshim sërish duke folur për urgjencën e një takimi dhe kur u bashkuan z. Rubin dhe koleget e tij e gjetëm z. Thaçin, ne nuk kishim rol në ftesën apo nuk thamë që ishte i ftuar, mendoj se ju nënkuptuat nëse do të duhej të konsultohej më lehtë pala politike në rast se ndodheshin në atë dhomë…”.

I pyetur nga gjykatësi se kush ishin “lojtarët kyç”, gjatë bisedimeve në takim privat, Duncan u përgjigj:

Duncan: Nga ana jonë ishte unë, gjenerali Rith, James Rubin 123, dhe nga pala kosovare ishte Thaç, Çeku dhe besoj z. Krasniqi.

Gjykatësi: E keni fjalën për Jakup Krasniqi?

Duncan: Po

Gjykatësi: A kishit dijeni ju se kishte ndonjë rregull që të kërkohej miratimi nga ana e komandantëve rajonal para se të arrihej një marrëveshje?

Duncan: A po flasim për rolin e komandantëve rajonal.

Gjykatësi: Po komandantët rajonal apo lokal siç i keni quajtur ju?

Duncan: Nëse e kam kuptuar si duhet pyetjen tuaj unë nuk kisha ndonjë njohuri për ekzistencën që kërkonte praninë e tyre unë u bazova në diskutime që kisha me gjeneralin Çeku, i cili tha se prania e tyre ishte thelbësore, ka një ndryshim mes fjalës konsultim dhe pjesëmarrje, Çeku më tha se komandantët e zonave duhet të merrnin pjesë në konsultim e dyta që duhej konsultuar krahun politik këto janë dy gjëra të ndryshme e para pjesëmarrja ishte thelbësore për komandantët e zonave dhe autoritetet pulitke do të duhej të konsultoheshin.

Gjykatësi: Pyetja ime kishte të bënte se a kishte ndonjë kërkesë për të konsultuar komandantët apo marrë miratimin e tyre?

Duncan: Nuk kam pasur dijeni për një gjë të tillë.

Gjykatësi: A donte Thaçi të nënshkruante atë marrëveshje?

Duncan: Po bëni pyetje shumë të hollësishme për negociata që kanë zgjatur 13 orë, po përpiqem të kujtoj se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht. Ne na thanë që duhej të nënshkruante Thaçi dhe jo Çeku, dhe ne thamë se nëse doni ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë por ne nuk do ta pranojmë këtë në cilësinë e kryeministrit i qeverisë së përkohshme sepse do të minonte komplet operacionin.

Gjykatësi: Nga kush erdhi ky proprozimi apo nga vet Thaçi?

Duncan: Kjo erdhi nga pala e kosovare, mund të ndihmoj të kuptojmë kontekstin se pse e ndalova unë takimin gjatë tërë 13 orëve Thaçi dhe Krasniqi, u përpoqën të ndryshonin marrëveshjen  ata e bën në mënyrë të qartë se dëshironin që ky dokument në mënyrë të tërthortë që të ishte edhe pranim i Kosovës dhe ne kemi thënë se nuk mund të pranojmë këtë gjuhë dhe kjo ka vazhduar deri sa i kam ndaluar bisedimet. /Lajmi.net/