Duncan pyetet nëse Jackson raportoi tek NATO nëse Thaçi ka dirigjuar akte dhune: Besoj se UÇK-ja kishte 25 deri në 30 mijë ushtarë
Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës. Duncan u pyet në lidhje me një deklarim të Pentagonit nga Ken Bekon më 1999, ku ndër të tjerash flitej për serbët në kohën kur të vi NATO në Kosovë. “Do jetë vend i…

Lajme
Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Duncan u pyet në lidhje me një deklarim të Pentagonit nga Ken Bekon më 1999, ku ndër të tjerash flitej për serbët në kohën kur të vi NATO në Kosovë.
“Do jetë vend i mirë për serbët kur të vi NATO, por serbët nuk besojë se do duan të qëndrojnë aty do duan të kthehen në vend. Por kur të kthehen shqiptarët e Kosovës ne supozojmë se shumë serbë kanë të ngjarë të kthehen në Serbi”,dëgjohej ndër të tjerash në këtë video ku thuhej se ndoshta serbët po inkurajoheshin.
“Pra Pentagoni e parashikonte se mund të ndodhte kështu, kur thatë dje se klauzola ishte e përfshirë që UÇK-ja s’do të përfshihej në atë çka do të ndodhte më pas a ishte e njëjta që thotë”- u pyet Duncan.
“Në fakt reflektova gjatë natës në lidhje me këtë paragraf. Mesa më kujtohet mua, projekt marrëveshja e parë kishte formulime lidhur me sulmet shpaguese, por u diskutua me Uashingtonin, me Londrën dhe unë e zgjerova më këtë shprehje që u përkthye më pas në një paragraf ku u përfshi fakti civilëve dhe burgimeve”, deklaroi Duncan, transmeton lajmi.net.
-Në një deklaratë të dhënë më herët, “gjenerali Jackson ka thënë nuk kam prova që UÇK-ja të ketë pasur praktikë të spastrimit etnik të serbëve që kishin mbetur aty”?
“Po në këtë rast, pajtohem me vlerësimin e tij”, tha Duncan.
Ai u pyet po ashtu nëse “Gjenerali Jackson a i ka raportuar NATO-s se Thaçi ka dirigjuar apo ka kryer akte dhune ndaj civilëve?”.
“Jo mesa kam unë dijeni”, tha Duncan.
Pas kësaj nisën edhe pyetjet e trupit gjykues.
“Keni thënë se ju keni shërbyer në Paris dhe më pas keni pasur pozicione në Londër përpara se të ngarkoheshit me punë në Tiranë si person i ngarkuar me punë?”- u pyet Duncan.
“Po”.
-Sa kohë keni qëndruar në Shqipëri gjatë asaj periudhe?
“Gjithsej besoj 8 muaj. Jam vendosur në Tiranë në qershor dhe jam larguar në fillim të pranverës, pra në qershor”, tha Duncan.
“Në qershor 1992-’98 apo?”
“Po”.
Ai u pyet nëse kishte kryer disa vizita në Kosovë.
“Po kam pasur disa vizita në Kosovë përgjatë kësaj kohe. Sikurse e shpjegova në pyetje plotësuese, pjesa dërmuese e këtyre vizitave ishte që shkonim me helikopter bënim takim dhe ktheheshim. Vizita në mëngjes dhe në darkë ktheheshim. Shumë të shkurtëra. Mbaj mend se vetëm kam qëndruar 2-3 ditë, por me Smith gjashtë muaj pas marrëveshja janë bërë disa vizita, pro vështirë të thuash se sa”.
“A vizituat Kosovën para apo pas luftës përpos këtyre vizitave?”
“Vitin më pas që i takon viti 2000 kam shkuar për shkak të një problem që kishim pasur, që ishin thashethemet e trupave që duhet kuptuar se situate nuk ishte Bosnja por një situatë tjetër. Asokohe më është kërkuar të bëj një lloj raportimi dhe kam qëndruar disa ditë. E më pas 43 herë ndoshta, e më herët para luftës jo nuk kam qenë në Kosovë”, tha ai.
Përpos kësaj, gjykata pyeti Duncan se nga sa ushtarë përbëhej UÇK-ja sipas tij.
“Gjatë bisedave në Kumanovë Jackson shprehu shqetësime në lidhje me mungesën e një plani të hollësishme për demilitarizimit e UÇK-së që vlerësohej se përbëhej prej mbi 25 mijë të armatosur?”
“Po gjykatës më kujtohet diskutimi ”, tha fillimisht Duncan.
“UÇK-ja thuhej se kishte rreth 20 mijë luftëtarë, sa vlerësoni që ka pasur në atë kohë UÇK-ja… rreth 20 apo 25 mijë?”.
“Ishte e vështirë të përcaktohej numri se shifrat ishin të ndryshme, ndërkohë shifrat e NATO-s ishin pak a shumë ndërmjet 20 deri në 25 mijë, por shumë e vështirë për mua të them se cila shifër është e vërtetë sepse ishte e pamundur në atë kohë të kishte një numër ekzakt. Por kjo është shifër e cila u identifikua para marrëveshjes, përpara ishte e vështirë të dihej se sa ishin pjesë e tyre dhe sigurisht do kishte avantazh për ata që ishin aktualisht ushtarë se do të mund të zinin edhe një vend pune, ose dikush që nuk ishte anëtar i UÇK-së e thoshte më numëroni edhe mua. Pra s’ka numër ekzakt. Nga 20 mijë deri në 30 mijë”, tha Duncan./Lajmi.net/