Duncan tregon për mënyrën se si ishte njoftuar për komandantët e zonave: Nuk ishin prezantuar as me emra e as fotografi
Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai u pyet nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku në seancë u prezantua një fotografi ie datës 17 qershor 1999-të, ku pretendohej se ishin komandantë të Zonave të UÇK-së. Specifikisht Duncan u pyet…

Lajme
Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Ai u pyet nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku në seancë u prezantua një fotografi ie datës 17 qershor 1999-të, ku pretendohej se ishin komandantë të Zonave të UÇK-së.
Specifikisht Duncan u pyet nga avokatja, për Ahmet Jsufin.
Avokatja: “Edhe pas 26 viteve, a e keni dëgjuar emrin Ahmet Jusufi”, pyeti ajo.
Duncan: ” E kam dëgjuar, por nuk më kujtohet gjë”, deklaroi ai.
Po ashtu, ai u pyet edhe për Tahir Sinanin, por se deklaroi se nuk e di pasi ka kaluar shumë kohë, shkruan lajmi.net.
Ndryshe Duncan, është pyetur edhe për Ramën, Shkukri Bujën e Ramush Haradinaj, ku tha se për Ramën dhe Bujën kishte kuptuar se ishin komandat zone.
Avokatja: Z. Duncan, ZPS-ja, i njeh shumë mirë ngjarjet e 26 viteve më parë, a është e saktë që keni marr një informacion prej NATO-s për secilin person që ka shkuar atje?
Duncan: Personat pra komandantët e zonave i njihte NATO-ja, NATO kishte një profil të personave se kush ishin kur shkuam në bjeshkët e Berishës për takimin e 17 qershorit më dhanë disa karta me informacione që kishin emrat e komandantëve kush ishin, çfarë profesioni kanë pasur me përpara, fakte mbi personalitetin e tyre dhe mua më ndihmonte për të parë se si do të funksiononte takimi, por fotografi nuk kisha nuk na i prezantonte komandantët, Çeku, thjeshtë na tha këtu jemi me komandantët e zonave, disa prej tyre flisnin shumë ata që flisnin shumë i mbaj mend ndërsa ata që qëndruan ulur dhe nuk folën e kam të vështir ti mbaj mend, as nuk ishin prezantuar me emra as fotografi.
Avokatja: Pra NATO-ja, ju informoi siç duhet lidhur me ta?
Duncan: Nuk është se më dhanë informacione të mirëfillta.
Avokatja: Por ju dhanë karta për secilin person?
Duncan: Po
Avokatja: Dje në transkriptën 44 dhe 45 ju thatë se NATO-ja, nuk do ta njihte Thaçin si kryeministër pasi nuk ishin të gatshëm të njihnin as Kosovën si shtet?
Duncan: Po
Avokatja: Dje në dëshminë tuaj ju treguam paragrafin 60 të deklaratës suaj ku në thelb keni thënë se Thaçi nuk mund të nënshkruante në cilësi të kryeministrit sepse NATO dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e njihte qeverinë e përkohshme të Kosovës e as këtë pozitë, prandaj dikush e sajoi këtë që të dukej sikur Thaçi kishte legjitimitetin dhe pushtetin dhe ju dha titulli si kryekomandant?
Duncan: Po
Avokatja: NATO a kishte ndonjë politik formale apo jo formale për të mos pranuar ndonjë korrespodenc letër këmbime nga persona që ishin pjesë e qeverisë së përkohshme më konkretisht z.Thaçi?
Duncan: Jo mesa kam unë dijeni, kjo është diçka që do duhej të trajtohej nga personeli i gjeneralit si rregull nuk kam pasur dijeni të ketë pasur këtë praktikë NATO. /Lajmi.net/