Në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike në QKUK kryhen dy operacione të rralla, u realizuan paciente me anomali kongjenitale të organeve gjenitale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike të QKUK-së, janë kryer dy operacione të rralla dhe shumë të rëndësishme për pacientët. SHSKUK, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky sukses është rezultat i bashkëpunimit profesional mes stafit të klinikës dhe dr.Alban Nezirit, gjinekolog që jeton dhe…

Lajme

23/09/2025 11:24

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike të QKUK-së, janë kryer dy operacione të rralla dhe shumë të rëndësishme për pacientët.

SHSKUK, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky sukses është rezultat i bashkëpunimit profesional mes stafit të klinikës dhe dr.Alban Nezirit, gjinekolog që jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa ka thënë se kontribut të çmuar ka dhënë edhe ekipi i gjinekologëve nga klinika dhe anesteziologët nga Klinika e Anesteziologjisë.

“Operacionet janë realizuar tek dy paciente me anomali kongjenitale të organeve gjenitale, ku gjatë zhvillimit embrional nuk janë zhvilluar plotësisht disa pjesë të tyre (mitra dhe vagina). Ky është një hap i madh drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së këtyre pacienteve dhe hap mundësinë që në faza të ardhshme, në qendra të specializuara evropiane, të kryhet edhe transplantimi i mitrës. QKUK , falënderon përzemërsisht Dr. Alban Nezirin për kontributin e tij të çmuar në këtë arritje të rëndësishme, si dhe të gjithë stafin e Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe Klinikës së Anesteziologjisë për angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet në njoftimin e SHKSKU-së. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: