Kurti nuk përgjigjet nëse Vetëvendosje po zhvillon takime me partitë e tjera për formimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë. Kurti tha se gjendet në Poliklinikë Specialistike, duke mos u përgjigjur në pyetjen konkrete. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin…

Lajme

23/09/2025 10:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.

Kurti tha se gjendet në Poliklinikë Specialistike, duke mos u përgjigjur në pyetjen konkrete.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit pritet në fund të muajit shtator.

Deri atëherë, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme, përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kjo masë është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe është vendosur nga Kushtetuesja njëzëri, ex officio dhe mbi bazën e kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Gjykata Kushtetuese tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.