Duncan kërkon të kaloj në seancë private: Jemi futur në një zonë të ndjeshme, një person me interes të veçantë për ne, por nuk e di nëse jam i gatshëm të flas për të

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai  po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi. Teksa po i bëhen pyetje nga prokurori, në një moment atij i është shfaqur…

Lajme

23/09/2025 10:25

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ai  po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Teksa po i bëhen pyetje nga prokurori, në një moment atij i është shfaqur një fotografi e një personi me këmishë të zezë dhe të kaltër.

“Jemi futur në një zonë të ndjeshme, një person me interes të veçantë për ne por nuk e di nëse jam i gatshëm të flas për të”, ka thënë Duncan.

Teksa prokurori e pyeti se a ishte ai Xhavit Haliti, pasi kishte folur për të edhe dje, Duncan u përgjigj:

“Ky nuk është personi që mua më kanë thënë që ka qenë në takimin në Tiranë”.

Po ashtu derisa iu drejtuar pyetja se a ishte një komandant zone personi në fjalë, Duncan tha se:

“A mund të kalojmë në seancë private”, /Lajmi.net/