Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në rrugën “Rinia” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për lajmi.net se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nuk raportohet për persona…

Lajme
Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur mbrëmë në rrugën “Rinia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për lajmi.net se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Nuk raportohet për persona të lënduar./Lajmi.net/