Duncan tregon si e bindën UÇK-në të demilitarizohej: Mendonim se Thaçi s’ishte në gjendje t’i bindte ushtarët
Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se ai ishte autor i tekstit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së. “Unë isha…

Lajme
Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se ai ishte autor i tekstit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së.
“Unë isha i pranishëm, sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes”, tha ai.
Marrëveshja, tha ai, “përmbante edhe përfitime, edhe ndëshkime”.
“Pra, ju si ushtri e Kosovës, bini dakord që të zbrisni nga malet, të shkoni në kampe t’i dorëzoni armët, dhe si shpërblim, ne do t’ju gjejmë juve një rol për ta luajtur në shoqëri, dhe kështu funksionoi ky proces. Ky është modeli që shfrytëzova unë për ta hartuar këtë marrëveshje”, tha ai.
Duncan tha se me nënshkrimin e marrëveshjes “nënkuptohej që të vazhdonte procesi që UÇK-ja, nga përceptimi ndërkombëtar, të shndërrohej nga një grup kriminelësh apo terroristësh, të ishin luftëtarë të lirisë që e kishin nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë”.
Diplomati tha se ai e dinte se çfarë do të ndodhte dhe në çfarë do të shndërrohej UÇK-ja dhe se këtë ua kishte shpjeguar komandantëve.
Ndër të tjera, ai tha se UÇK-në e ka quajtur si ushtria e atyre që s’kishin asgjë.
“Ne e quanim atë ushtria e atyre që nuk kishin asgjë, ky ishte termi që e kam përdorur në atë kohë, dhe kur kam shkuar në terren, kam parë njerëz me jetë normale, njerëz civilë, doktorë, njerëz që kishin lënë punën dhe kishin marrë armët, aspiratat e tyre nuk ishin të njëjta, dhe kur negocion me këta njerëz, duhet të kuptosh se cili është synimi i tyre, si kanë arritur në këtë pikë, çfarë faktorësh i shtyu të shndërrohen në atë pikë, cilat janë interesat e tyre? Motivi nuk ishte i njëjtë”.
“Problem tjetër i madh ishe udhëheqësia e UÇK-së, siç personifikohet nga Hashim Thaçi, mund të mos ishte në gjendje që t’i bindte ushtarët e UÇK-së, dhe ne nuk ishim të bindur që kjo mund të ndodhte. Po të ishim të bindur se kjo mund të ndodhte, do të shkonim te udhëheqja politike e UÇK-së dhe do të thoshim se kemi nevojë për një marrëveshje të çarmatosjes”, tha Duncan.
“Ne nuk kishim kohë të madhe në dispozicion e s’kishim besim që Thaçi do të ishte në gjendje t’i bindte ushtarët”, deklaroi ai.
Duncan po ashtu deklaroi se UÇK-ja kishte përbërje heterogjene.
“Nuk ishte homogjene, ishte heterogjene”.
“Fuqinë e kishin komandantët rajonal e kjo na u konfirmua kur e takuam gjeneral Agim Çekun në fillim për negocim të marrëveshjes e ai na tha se se bëj dot pa praninë e komandantëve të zonave. Dhe unë i besova kësaj, ishte shumë ngulmues për këtë çështje. Ai tha dy gjëra që e Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe për ta bërë një gjë të tillë, pra Thaçi do të duhej të konsultohej e më pastaj shtoi që unë nuk e bëj dot një gjë të tillë nëse s’marrin pjesë komandantët”.
“Në Tiranë më 14 qershor, ishte biseda me Çekun”.
“Mua mu duk krejtësisht normale që pjesa politike e organizatës, si komandant ushtarak po ta bënte këtë pa mbështetjen e pjesës politike, kjo nënkuptonte se pjesa politike s’do kishte kompetenca, s’do kishte ndarësi”.
“Që komandantët e zonave kishin fuqi të madhe e një lloj pavarësie. Nga pikëpamja ushtarake kjo gjë ishte paksa e pazakontë, forca jonë ushtarake nuk kërkon që komandantëre zonave të marrin pjesë në këto. Për forcat e NATO-s e ato britanike”.
“Parimisht ekzistonte, por nga pikëpamja politike nuk ekzistonte shteti i Kosovës as qeveri i Kosovës, e NATO s’mund të bënte marrëveshje me një qeveri e shtet që nuk ekzistonte, prandaj ishte një zotim marrëveshje zotuese më shumë se sa marrëveshje dypalëshe”,tha ai./Lajmi.net/