FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t’i shërbyer atdheut të tyre. Ky iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe…

Lajme

22/09/2025 10:59

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave për t’i shërbyer atdheut të tyre.

Ky iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në strukturat e sigurisë së vendit.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të informohen rreth kushteve të konkursit dhe procedurës së aplikimit përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.