Si kishte tentuar Granit Plava të arsyetoi gjendjen e tij mentale me një aksident me motor në të kaluarën- detaje nga seanca
Në vazhdim të seancës gjyqësorë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Tmava, po dëshmon edhe ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Haxhibeqiri ndër të tjerash është pyetur edhe për gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava. Sipas ekspertit , Plava…

Lajme
Në vazhdim të seancës gjyqësorë ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Tmava, po dëshmon edhe ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
Haxhibeqiri ndër të tjerash është pyetur edhe për gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava.
Sipas ekspertit , Plava kishte deklaruar se kishte pësuar një aksident me motor dhe se kishte marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës.
Kjo u konfirmua edhe nga babai i tij.
Megjithatë ekspertiza ka përjashtuar çdo ndikim të mundshëm për gjendjen e tij mendore, si pasojë e këtij aksidenti.
“Është konstatuar se nuk ka pasur ndonjë dëmtim në tru. Aksidenti ka kaluar pa ndonjë pasoje serioze dhe truri i tij ka funksionuar mirë e pa telashe”, tha Haxhibeqiri.
Avokati i Plavës, Skënder Gojani, kërkoi sqarim nëse ekspertiza ishte bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme dhe pse nuk janë trajtuar disa aspekte si përdorimi i substancave narkotike apo traumat.
Në përgjigje, eksperti tha se Granit Plava ka pranuar se ka qenë përdorues i kokainës dhe alkoolit, por theksoi se në kohën e kryerjes së veprës penale nuk janë vërejtur manifestime apo simptoma që lidhen me ndikimin e substancave.
“Ai ka pranuar që ka përdorur kokainë dhe alkool, por në kohën e veprës nuk ka pasur manifestime të ndonjë gjendjeje të shkaktuar nga substancat”, deklaroi Haxhibeqiri./Lajmi.net/