Haxhibeqiri tregon se çka refuzoi Naim Murseli sa ishte në Psikiatri dhe i përgjigjet pyetjes së tij për titujt e mediave

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon deklarimi i ish-drejtori të Psikiatrisë Forenzike në QKUK, në lidhje me raportin psikiatrik për Naim Murselin i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Gjatë dëshmisë së Shpend Haxhibeqirit, ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Murseli ka përmendur disa tituj në media, të cilët sipas tij,…

Lajme

22/09/2025 10:27

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon deklarimi i ish-drejtori të Psikiatrisë Forenzike në QKUK, në lidhje me raportin psikiatrik për Naim Murselin i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Gjatë dëshmisë së Shpend Haxhibeqirit, ish-drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Murseli ka përmendur disa tituj në media, të cilët sipas tij, e paraqesin si autorë të vrasjes.

“Në media kam parë tituj që thonë se ekzaminimi thotë që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij. Tash, pyetja ime është kjo, a e thotë raporti këtë,  që unë e kam vrarë gruan time? Dëshiroj ta pyes ( Haxhibeqirin),  është shprehur Murseli, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj u përgjigj edhe Haxhibeqiri, i cili kundërshtoi këtë gjë.

“Dua të informoj trupin gjykues se nuk kemi shpërndarë në asnjë moment ekspertizën të punuar nga instituti i Forenzikës pasi që aty ka të dhëna shumë sensitive, të jetës dhe të zhvillimit psiko-social të klientit Naim Murseli. Në asnjë moment në asnjë rresht, të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo të cilën e ceku z.Murseli”,deklaroi ai.

“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilën ndodhej. Gjendja koherente do të thotë me e marrë për bazë të gjitha çështjet. Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje dhe shqetësime”, ka shtuar tutje ai.

Përpos kësaj Haxhibeqiri, gjatë seancës tha se Murseli gjatë qëndrimit në klinikë, ka refuzuar tabletat “Psikopharmak”, që rekomandohen për personat me çrregullime mendore./Lajmi.net/