Rrahje mes fqinjëve në lagjen “Dardania” në Prishtinë, pesë prej tyre shoqërohen në stacion policor

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania ë Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, pesë persona janë shoqëruar në stacion policor- derisa dy prej tyre u dërguan në mbajtje për 48 orë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30. “Mbrëmë rreth orës 22:30,…

Lajme

22/09/2025 08:54

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania ë Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, pesë persona janë shoqëruar në stacion policor- derisa dy prej tyre u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Lekë Dukagjini në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka shoqëruar 5 persona në stacion policor. Personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa në koordinim me prokurorin 2 nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Pllanës./Lajmi.net/