Haradinaj nderon kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes: Përgjithmonë në kujtesën historike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes. Ai tha se Krasniqi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve. “Më 21 shtator 2018, në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, i dhamë nderimin që i takon atij që lufton për atdhe, Kolonel Ahmet Krasniqit”.…

Lajme

21/09/2025 09:22

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes.

Ai tha se Krasniqi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

“Më 21 shtator 2018, në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, i dhamë nderimin që i takon atij që lufton për atdhe, Kolonel Ahmet Krasniqit”.

“Në përvjetorin e vrasjes së tij, e përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të përjetshme. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.