Ndikimi i sanksioneve në realizimin e projekteve, Ibrahimi: Ministritë tona refuzuan donatorë
Kryetari i Asociaconit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur rreth ndikimit që masat e BE-së ndaj vendit kanë në nivelin lokal. Ai, tha se impakti është i madh, pasi, sipas tij, investimet për disa projekte të rëndësishme kanë ngecur si shkak i këtyre sanksioneve. “Për masat e Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës,…

Lajme
Kryetari i Asociaconit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur rreth ndikimit që masat e BE-së ndaj vendit kanë në nivelin lokal.
Ai, tha se impakti është i madh, pasi, sipas tij, investimet për disa projekte të rëndësishme kanë ngecur si shkak i këtyre sanksioneve.
“Për masat e Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës, jemi në dijeni të gjithë. Ato mjete financiare normal që kanë impakt edhe në nivelin lokal. Shumica absolute e këtyre projekteve realizohet në nivelin lokal. Për shembull kemi trajtimin e ujërave të zeza në tri komuna. Kemi pasur investime të cilat do të vinin nga këto mjete financiare, por për shkak të masave nuk po ka investime, dhe janë pezulluar përkohësisht”, u shpreh Ibrahimi në klankosova.
Megjithëse, sipas Ibrahimit, në Kosovë ka ministri që kanë refuzuar donatorët për të realizuar projekte.
“Kjo ka ndodh rishtazi me Ministrinë e Administrimit të Pushteti Lokal, e cila nuk e ka propozuar projektin në bazë të kërkesave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, dhe komunat tona do t’i humbin rreth 12 milionë euro për shkak të neglizhencës së kësaj ministrie”, tha tutje ai.