Vetëvendosje gjobitet nga PZAP me 2500 euro për vizitën e Faton Pecit në Muzeun e Mitrovicës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me shumën prej 2,500 euro, për shkak të një shkeljeje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Shkelja ka të bëjë me një vizitë të kandidatit të LVV-së, Faton Peci, në Muzeun e Qytetit…

Lajme

20/09/2025 16:33

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me shumën prej 2,500 euro, për shkak të një shkeljeje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Shkelja ka të bëjë me një vizitë të kandidatit të LVV-së, Faton Peci, në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë, ku ai realizoi fotografi brenda hapësirave të institucionit publik, veprim që konsiderohet përdorim i burimeve shtetërore për qëllime elektorale — gjë që bie ndesh me rregullat zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Ankesa ndaj këtij veprimi u paraqit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe u shqyrtua në seancën e PZAP-it të mbajtur më 20 shtator 2025. Paneli, i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Ramush Bardiqi (anëtarë), vendosi që ankesa e PDK-së është e bazuar.

Sipas vendimit, Vetëvendosje ka afat 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit për të paguar gjobën./lajmi.net/