Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë në Shqipëri: Do fusim AI në spitale – Premtimi i Evis Salës: Rimbursojmë barnat onkologjike

Pas betimit në Presidencë, Evis Sala ka marr sot detyrën e ministres së Shëndetësisë në Shqipëri. Ajo u prezantua nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga ku deklaruan edhe prioritetet e mandatit të ri për sistemin shëndetësor. Rama theksoi se mandati i katërt i qeverisë do të fokusohet në…

Lajme

20/09/2025 11:16

Pas betimit në Presidencë, Evis Sala ka marr sot detyrën e ministres së Shëndetësisë në Shqipëri. Ajo u prezantua nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga ku deklaruan edhe prioritetet e mandatit të ri për sistemin shëndetësor.

Rama theksoi se mandati i katërt i qeverisë do të fokusohet në futjen e inteligjencës artificiale në shëndetësi dhe në zgjerimin e aleancave ndërkombëtare. Ai bëri të ditur se është firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe universitetin, ndërsa paralajmëroi hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier dhe ngritjen e një spitali ekselence që do të shërbejë edhe për turizmin shëndetësor.

“Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute.

Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, të ecim më tej më një spital ekselence që të shërbejë për turizëm shëndetësor dhe të përballojë kërkesat sidomos gjatë sezonit veror. Jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nga kompanitë më të njohur në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk duhet t’i vendosim asnjë kufi ambicies, sepse unë e besoj shume fort dhe nuk është e vështirë ta besosh këtë që po them që jetojmë në një kohë kur bekimi i tek, është bekim për vendet si ynë. Ndryshe do të na duhej shumë kohë. Teknologjia u vjen në ndihmë vendeve në zhvillim që një forcë që rrit shpejtësinë e trans. Jetojmë në kohën e progresit eksponencial. Na takon të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe t’i mbështesim me investimin e duhur për të pasur sukses. Nga ana tjetër tek dhe AI nuk e zëvendëson dot edukimin dhe specializimin e lartë të mjekës, duhet të kemi një trup të informuar me çdo të re”, tha Rama.

Nga ana e saj, ministrja Evis Sala u shpreh se prioritet i saj do të jetë rimbursimi i barnave onkologjike, duke e cilësuar të papranueshme që ato të mos mbulohen plotësisht.

“Për mua sot është ditë shumë emocionuese. Rikthehem në një vend ku kam studiuar. Kur erdha në mëngjes u surprizova për mirë dhe duke parë ndryshimet i thashë vetes është më mirë se në shumë vende ku kam punuar. Është një sfidë e madhe por ata që më njohin e dinë që i pëlqej sfidat. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithnjë me ekip, kur është ekipi i mirë edhe puna e shefit është e mirë.

Ajo ku unë do e fokusoj punën time është, mendoj që është shumë e rëndësishme rimbursimi i barnave onkologjike, është e papranueshme për ne si vend europian. Mendoj që përputhet dhe me vizionin e kryeministrit. Kyç është dhe riorganizimi i shërbimit diagnostik, nuk mundet që një spital të mbingarkohet nga pacientë që mund të diagnostikohen në pak minuta.

Shqiptarët janë kreativ, prandaj nuk ka pse të mos përdorim burimet që kemi. Edhe digjitalizimi është i interes i madh për mua sepse duhet për futjen e inteligjencës artificiale që ndihmon në mbarëvajtjen e shëndetësisë. Do krijohen disa ekipe që patjetër duhen në spitalet shtetërore, nuk është se nuk kanë aftësi mjekër dhe nëse nuk kanë aftësi do ti trajnojmë.

Gjithashtu do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Universiteti jonë i mjekësisë nxjerr mjekë shumë të mirë dhe nuk ka arsye pse mjekët tanë të rinj që i kanë kaluar hapat këtu të shkojnë e të punojnë jashtë”, u shpreh ministrja e re e shëndetësisë.