Rusia shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, reagon Kurti: Shqetësuese, Kosova solidarizohet me ta

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurit ka reaguar pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelë hapësirën ajrore të Estonisë dje. Këtë situatë, Kurti e pa si shqetësuese derisa tha se solidarizohet me shtetin e Estonisë. “Lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë…

Lajme

20/09/2025 08:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurit ka reaguar pasi tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelë hapësirën ajrore të Estonisë dje.

Këtë situatë, Kurti e pa si shqetësuese derisa tha se solidarizohet me shtetin e Estonisë.

“Lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Kurti në X.

Në lidhje me këtë veprim të Rusisë kanë reaguar shumë liderë ndërkombëtarë, të cilët kanë kritikuar ashpër Rusinë për veprimin e tyre. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Kurtit në “X”: