Rikthehen në detyrë katër policët e suspenduar, Ramadani: Suspendimi ishte abuzim politik nga pushteti

Katër policët e Kosovës të suspenduar ditë më parë janë rikthyer sot në detyrë, pasi ka përfunduar afati tre-ditor i pezullimit të tyre. Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani duke reaguar, the se suspendimi i tyre është veprim i padrejtë dhe abuzim politik nga pushteti, ndërsa rikthimi në detyrë shihet si i pashmangshëm. “Mos bëni presion…

Lajme

19/09/2025 17:54

Katër policët e Kosovës të suspenduar ditë më parë janë rikthyer sot në detyrë, pasi ka përfunduar afati tre-ditor i pezullimit të tyre.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani duke reaguar, the se suspendimi i tyre është veprim i padrejtë dhe abuzim politik nga pushteti, ndërsa rikthimi në detyrë shihet si i pashmangshëm.

“Mos bëni presion mbi Policinë e Kosovës. Larg duart nga profesionistët e saj”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Nuk kanë bërë asnjë shkelje 4 policët e suspenduar.
• Ky ishte vetëm një abuzim politik i pushtetit ndaj 4 policëve.
Sot ka kaluar afati tre ditësh i suspendimit kundërligjor. Dhe, sikur është ditur që nga çasti i parë, kthimi i tyre në detyrë ishte i patjetërsueshëm!
Mos bëni presion mbi Policinë e Kosovës!
Larg duart nga profesionistët e Kosovës!