Basha e cakton një asistent për mbajtjen e shënimeve gjatë takimeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka filluar ta marrë veten seriozisht. Ai tani po i pret ndryshe mysafirët që po i shkojnë në zyre për të ia uruar marrjen e postit të dytë më të rëndësishëm në Kosovë. Derisa më herët mysafirët i priste i vetmuar, ai tani ka ofruar një person afër…

Lajme

19/09/2025 12:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka filluar ta marrë veten seriozisht.

Ai tani po i pret ndryshe mysafirët që po i shkojnë në zyre për të ia uruar marrjen e postit të dytë më të rëndësishëm në Kosovë.

Derisa më herët mysafirët i priste i vetmuar, ai tani ka ofruar një person afër vetes.

Në fotografitë e publikuara e Zyra për Informim e Kuvendit, në anën e majtë të tij shihet për person me një bllok dhe një stilolaps në dorë.

Në takimet që kryeparlamentari ka pasur me ambasadorin e Francës dhe të Shqipërisë, asistenti i tij shihet duke marrë shënime vazhdimisht.