Gucati pas heshtjes institucionale për dëshminë e James Rubin: Turpi i turpit, këta s’janë të interesuar për lirimin e atyre burrave atje
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar ndaj mungesës së reagimit institucional pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin dhe Paul Williams në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai e ka e quajtur situatën “turpi i turpit” dhe duke akuzuar institucionet se nuk kanë vullnet për të mbështetur të akuzuarit në procesin gjyqësor, tha ai…

Lajme
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është deklaruar ndaj mungesës së reagimit institucional pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin dhe Paul Williams në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai e ka e quajtur situatën “turpi i turpit” dhe duke akuzuar institucionet se nuk kanë vullnet për të mbështetur të akuzuarit në procesin gjyqësor, tha ai për FrontOnline.
“Prej kujt po pret reagim? Mos të flasim për ta hiq më mirë”, tha Gucati.
Ai përmendi edhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke ia kujtuar edhe shkrimin e një teksti për UÇK-në.
“Ish dashur Qeveria, Presidenca e ky far Dimal Basha që e ka bërë një punim të mirë kundër UÇK-së, ish dashur me reagu”, shtoi ai.
Gucati theksoi se deklarata e James Rubin ishte një rast i jashtëzakonshëm për t’u përshëndetur nga institucionet shtetërore, por që është lënë në heshtje.
“Turpi i turpit që deri sot s’kanë reaguar. Këta s’janë të interesuar për lirimin e atyre burrave atje. Ku ka deklaratë më të mirë se sa të Rubinit, në vend se me dalur me përshëndetë deklaratën e tij nga shteti i Kosovës, ne nuk pamë fare reagim”, deklaroi Gucati.
Ai thotë se s’ka fare besim tek institucionet e vendit.
“Nuk kam besim fare tek ta.” deklaroi ai.