​Aksion në Prishtinë, Policia sekuestron drogë dhe kërpudha narkotike

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në një aksion të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ku është arrestuar një person dhe një tjetër është në arrati. Sipas Policisë, operacioni u zhvillua mbrëmjen e 18 shtatorit, ku gjatë ndalimit të një automjeti u gjetën…

Lajme

19/09/2025 11:20

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në një aksion të zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ku është arrestuar një person dhe një tjetër është në arrati.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua mbrëmjen e 18 shtatorit, ku gjatë ndalimit të një automjeti u gjetën 0.6 gramë kokainë dhe 3.5 gramë marihuanë.

Një i dyshuar tjetër, pasi vërejti policinë, u largua nga vendi i ngjarjes, duke hedhur një qese me 41.8 gramë marihuanë. Në veturën e tij u gjetën edhe 180 euro dhe një telefon, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Më pas, me urdhër të prokurorit, janë kontrolluar banesat e të dyshuarve. Në njërën banesë janë gjetur 545.6 gramë marihuanë, një peshore dhe dëshmi tjera relevante, ndërsa në banesën tjetër u zbuluan 9.2 gramë marihuanë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike dhe 179 kavanozë me fara në fazën e prodhimit për kultivimin e tyre.

I dyshuari L.A., shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit tjetër vazhdojnë.